-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Artan Hajrizi: Nëse konstatohet vdekja e Fatonit duhet të vij në varrim, e kam vëlla

Artan Hajrizi, është lajmëruar përmes telefonit në edicionin e sotëm të Kosova Today.

Ai deklaroi se nëse konstatohet vdekja e Fatonit, do të jetë i pranishëm në varrimin e vëllait të tij.

“Unë duhet të vij në varrim, se e kam vëlla. Avokati e di, unë me shtet timin s’kam pasur kurrë. Po, se s’kam bërë asgjë në Kosovë”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Në këtë rast ishte përmenduar edhe ai.

U raportua se dokumentet e tij ishin gjetur në vendin e ngjarjes, për çka tha se dokumentet atij iu kishin vjedhur.

Dyshohet se Faton Hajrizi, u vra të premten e kaluar nga policia serbe në Loznicë.

Paraprakisht, një natë para dyshohet se ai e vrau një polic serb dhe plagosi rëndë një tjetër.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img