Artistja Arta Nitaj është emri më i ri i cili ka aderuar në PDK. Ajo pret 5 mijë vota gjatë zgjedhjeve, e kjo nënkupton se Arta Nitaj do të kandidojë për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK’së.
Ish-aktorja e “O sa mirë” ka treguar se arsyejae aderimit ka qenë hapësira që PDK i jep femrave.
“Me rëndësi me cek është se veç jam anëtarësuar dhe nuk kam synime për post. Kam hyrë në parti dhe duhna mi falenderu që më kanë pritur mirë. Arsyeja është se PDK i ka dhënë hapësirë femrave dhe ju ka vlerësu shkollimin dhe përgatitjen që e kanë pas, me tregu veten në pozitat drejtuse. Pse mos me qenë dhe unë pjesë e partisë, duke qene se jem figura me influencë”, ka sqaruar Arta Nitaj në TV Dukagjin.
Veç kësaj, Nitaj ka vazhduar duke thënë se mendon që përmes rrjeteve sociale, saktësisht Instagramit do e votojnë.
“Mendoj që do votohem, pasi për dy vite kam marrë 170 mijë ndjekës, dhe të paktën 5 mijë nga ta janë më serioz dhe mund të votojnë”, tha Nitaj.