Modelja kosovare, Arta Nitaj para disa ditësh ka konfirmuar se është bërë pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dance with me”.
Në paraqitjen e parë në këtë spektakël Nitaj tregoi se ajo mendon “se ka ngatërruar profesion”.
“Mirëmbrëma të gjithëve, faleminderit që më keni dhënë mundësinë të jem pjesë e këtij emisioni kaq të mrekullueshëm. Mendoj që kam gabuar profesion ose pasion ose hobi, çfarëdo që mund t’i them, se e dua aq shumë kërcimin saqë jam shumë e emocionuar”, tha ajo ndër tjerash./Prishtinapress/