Arta Kabashi ka publikuar këngën e saj më të fundit me titull “Për ty”.
Në videoklipin e kësaj kënge, ajo shfaqet me një dukje me të vërtetë fantastike, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Bukuroshja ka realizuar videoklipin e saj pranë detit, me disa veshje të ndryshme që e bënin të dukej shumë joshëse.

Njëra nga veshjet ishte me dizajn tigri, ndërsa në pjesën e sipërme kishte një palë bikini të zeza.
Për një dukje tjetër, Arta kishte zgjedhur një kostum të kaltër, i cili përbëhej nga një fund i gjatë, ndërsa pjesa e sipërme mbulonte vetëm gjoksin e saj.
Përveç dukjes së saj mbresëlënëse, Arta ka shkruar vetë tekstin e këngës dhe gjithashtu ka krijuar melodinë vetë, duke treguar talentin e saj të gjithanshëm.




