Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka prezantuar për publikun këngën e saj më të re.
“My baby” mban titullin projekti i saj më i ri muzikor – një këngë tipike e zhanrit RnB.
Kënga është punuar nga vëllai i saj, producenti Don Arbas, gjersa për tekstin është kujdesur Endrit Mumajesi – Muma.

Arta Bajrami (Foto: Arta Bajrami/Instagram)
“My baby” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Arta shfaqet me një paraqitje mjaft atraktive dhe me plot stil.
Ana vizuale e projektit muzikor i është besuar produksionit Bug production.
Kjo këngë vjen në kuadër të albumit të ri të Artës, “038” i cili do të publikohet i plotë për fansat e saj së shpejti.