Arta Bajrami ka reaguar ashpër për ndryshimin e emrit të Juliana Nurës, brenda dhe jashtë Big Brother VIP Kosova.
Në një postim në rrjete sociale, këngëtarja thotë se është mjerim i madh për njerëzit me karriera që bullizojnë emrin e një personi, në këtë rast Xhulit.
Ajo ka shkruar se Xhuli është yll në të gjitha aspektet dhe se emri nuk bën diferencë në lojë.
“Kjo tregon vetëm se sa të kompleksuar jemi si shoqëri”, ka shkruar më tej Arta.
Postimin e saj të plotë mund ta shihni në vijim: