Pasi komentatori Andin Lokaj e ka quajtur “hajvan” kryeministrin Albin Kurti, gjatë komentimit të ndeshjes Juventus Vs Inter, ka reaguar edhe rrjeti kabllor ‘Art Motion
“Art Motion” ka kërkuar falje për incidentin, duke thënë se komentet e Lokajt kanë qenë të pahijshme dhe joprofesionale.
“ArtMotion kërkon falje për incidentin gjatë komentimit të ndeshjes Juventus-Inter ArtMotion shpreh keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga komentatori Andin Lokaj në ndeshjen e luajtur sonte ne mes Juventus dhe Inter në kanalin Sport1. Vlerësojmë se gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend dhe joprofesionale”, thuhet në reagim.
Pas kësa, “Art Motion” ka inicuar procedurën e masës disiplinore për këtë lëshim të rëndë profesional ndaj komentatorit Lokaj.
“ArtMotion sapo ka vërejtur se çka po ndodh ka marrë menjëherë masa për ta ndërruar komentatorin, duke e zëvendësuar me komentatorin Arbon Flugaj, i cili ka vazhduar komentimin deri në fund të ndeshjes. ArtMotion ka inicuar procedurën e masës disiplinore për këtë lëshim të rëndë profesional ndaj komentatorit Lokaj. ArtMotion distancohet nga kjo sjellje, shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe iu kërkon falje të gjithë atyre që e kanë shikuar ndeshjen”, thuhet në reagim.