Këngëtari i mirënjohur, Art Abazi ka ardhur me një projekt të ri muzikor.
Kënga mban titullin “Jeta” dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale për të cilën është përkujdesur regjisori Butrint Pasha.
Producent të këngës janë Sergio Hajdini dhe Jeris Kaso, të cilët gjithashtu bën miksimin e saj.
Ndërkohë, teksti u shkrua nga Rozana Radi me muzikë nga vetë Arti bashkë me Gent Myftaraj.
Ndërkaq, masterizimi u realizua nga Shpetim Saraçi.
Projekti tashmë gjendet i publikuar në kanalin zyrtar të këngëtari në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e tij.