2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Arsyetohet Kurti: Raporti i Progresit mat periudhën një vjeçare, e në gjashtë muajt e qeverisjes sime pati progres

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot kanë pranuar raportin për vendin i njohur si Raport i Progresit. Ai në një konferencë për media, ka thënë se raporti përfshinë periudhën një vjeçare, ndërkaq në gjashtë muajt që ai është në Qeveri ka pasur progres.

“Sot kemi pranuar raportin për vendin, i njohur si Raporti i Progresit, ky është raporti i parë për neve si qeveri, i cili mat periudhën një vjeçare nga tetori i vitit 2020 deri në tetor 2021, duke qenë se është një raport vjetor, ai mat progresin e marrë së bashku në dy gjashtë mujorët, para qeverisjes sonë dhe gjatë qeverisjes sonë, e të cilat dallojnë si dita me natën. Unë dua të flas për pjesën e dytë të raportit pra për 6 muaj e qeverisjes sonë, që shënuan shumë progres”, ka thënë Kurti.

Kryeministri po ashtu ka deklaruar se në fundjavën që lamë pas janë mbajtur zgjedhjet lokale, të cilat siç tha ai, kanë qenë të organizuara mirë.

“Ne fundjavën që lamë pas ne mbajtëm zgjedhjet lokale, sikurse më 14 shkurt edhe më 17 tetor, Kosova dëshmoi organizim të mirë dhe garë demokratike. Vetëm 37 ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurti, zgjodhëm kryetarin e Kuvendit dhe presidenten, që ishte koha më e shpejtë e formimit të qeverisë”, shtoi ai.

Kurti po ashtu tha se deri tani kanë marrë 320 vendime në mbledhjen e Qeverisë, transmeton Telegrafi.

Duke folur për punën e Qeverisë Kurti 2, ai tha se kanë shkatërruar edhe disa banda kriminale, e po ashtu në shëndetësi kanë arritur të vaksinojnë një numër të madh të qytetarëve

“E kemi dëshmuar se jemi në rrugën e drejtë”, tha kryeministri Kurti.

Ndryshe, Komisioni Evropian të martën prezantoi Raportet e Progresit për vendet e zgjerimit.

Në paketën e zgjerimit, që përfshin edhe raportet vjetore të progresit për vendet në këtë proces, ku përfshihet edhe Kosova është gjetur një përparim i kufizuar në shumicën e proceseve.

Sipas këtij raporti, vendi ynë sa i përket dialogut me Serbinë thuhet se, “Kosova në përgjithësi, ka vazhduar të jetë e përkushtuar në dialog”.

Por, sipas këtij raporti “qeveria e Kosovës duhet të respektojë angazhimet e saj të mëparshme dhe të angazhohet për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të kaluara të dialogut”.

“Duke ecur përpara, Kosova gjithashtu duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme thelbësore që të përmbahet nga çdo veprim i njëanshëm dhe të kontribuojnë në një mjedis të favorshëm për përfundimin e një marrëveshjeje të normalizimit ligjërisht të detyrueshme me Serbinë, përfshirë në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare”, thuhet në këtë raport sa i përket dialogut me Serbinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img