Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes ka dalë në foltoren e Kuvendit për t’i adresuar disa prej kritikave të deputetëve opozitarë.
Ajo ishte veçanërisht e ashpër ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, në lidhje me kritikat e tij se ishte normalizuar abnormaliteti në veri të Kosovës.
Tutje ajo ka arsyetuar videon e kryeministrit Albin Kurti për Oliver Ivanoviqin.
“Është për çudi se si gjithë ky reagim dhe mobilizim për mllef kundër kryeministrit, në përpjekjen për të ndalë, rikthy dhe rikuperu gjithë damin që i është bërë Kosovës në procesin e negociatave. Më lejoni t’ju rifreskoj, se për herë të parë u ndalë referendumi serb në Kosovë, zgjedhjet e Serbisë të mbahen në Kosovë, për herë të parë është pamundësu që Lista Serbe të fitojë më fitore të pakontestueshme në komunat veriore. Për herë të parë ka përpjekje për të ndalë propagandën e Vuciqit dhe Listës Serbe. Ne si qeveri dhe si Kuvend, do të duhej të bënim përpjekje shumë të mëdha në mënyrën për të bërë marrëveshje finale me Serbinë”, tha ajo./Prishtinapress/