Lëngu i domateve përmban përbërës aktivë dhe nëse e konsumoni rregullisht, do të ofrojë veti të shumta për shëndetin.
PLOT ME VITAMINA
Lëngu i freskët i domateve është burim i shkëlqyeshëm natyral për vitamina A dhe C. Me konsumimin e rregullt të tij parandaloni sëmundjet që ndërlidhen me shikimin dhe do të ruani shëndetin e dhëmbëve dhe eshtrave.
UL KOLESTEROLIN
Shkaku i përgatitjes jo të duhur të ushqimit, gjithnjë e më shumë njerëz kanë kolesterol të lartë në gjak. Lëngu i domateve është i pasur me fibra që rritin nivelin e kolesterolit të mirë, falë pranisë së niacinës.
HEQ HELMET NGA ORGANIZMI
Trupi ynë, për fat të keq, është mbledhëse e helmeve dhe aditivëve të ndryshëm, të cilat i konsumojmë nga ushqimet. Domatja përmban klorinë dhe squfur që ndihmojnë punën e mëlçisë dhe veshkave. Prandaj, domatja është ushqimi më i mirë për pastrim dhe detoksim të trupit.
STIMULON PUNËN E ZORRËVE
Miliona njerëz në botë kanë telashe me zorrët. Nëse edhe ju jeni një prej tyre, lëngu i domateve ndihmon. Kjo d të thotë se tretja lehtësohet dhe se nuk do të vuani nga kapsllëku.