Site icon PrishtinaPress

Arsyet pse s’duhet ta lani fytyrën gjatë dushit

Për shumicën e njerëzve, dushi përfshin larjen e trupit nga koka te këmbët. Megjithëse është mënyra më e lehtë për t’u larë, mjekët rekomandojnë që të kaloni një pjesë të trupit gjatë dushit, dhe kjo është fytyra.

Dermatologët thonë se fytyra është një nga pjesët më të ndjeshme të trupit tuaj, prandaj është shumë e rëndësishme ta lani me shumë kujdes. Nëse pëlqeni të bëni dush me ujë jashtëzakonisht të ngrohtë, anashkaloni fytyrën, sepse nxehtësia mund të shkaktojë dëmtime afatgjata të lëkurës.

“Uji i nxehtë dhe avujt e nxehtë zgjerojnë enët e gjakut dhe kapilarët, gjë që shkakton skuqje në lëkurë. Në atë mënyrë, ju rrezikoni të përkeqësoni pamjen e saj në planin afatgjatë, dhe në rastin më të keq, do të shkaktojë rosacea“, tha Rachel Nazarian nga Grupi Dermatologjik Schweiger për revistën Marie Claire.

Uji shumë i ngrohtë gjithashtu mund të thajë shumë fytyrën tuaj, pasi de-fakto thith vajin mbrojtës të lëkurës, e cila përfundimisht shkakton rrudha për shkak të zvogëlimit të niveleve natyrore të lagështisë së lëkurës së fytyrës.

Megjithatë, ekziston një mënyrë për të ruajtur bukurinë e lëkurës tuaj dhe për të larë ende fytyrën gjatë dushit. Këtë do ta arrini nëse nuk bëni dush për më shumë se 10 minuta dhe lani vetëm fytyrën me ujë të vakët./PrishtinaPress/

Exit mobile version