0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Arsyet e gabuara për të mbajtur shoqëri me ish- të dashurin

Disa njerëz janë të aftë të mbajnë shoqëri me ish- partnerin pa ndonjë problem.

Por, ka arsye të duhura dhe të gabuara se përse duhet të qëndroni miq me ish- partnerin.q

Nëse jeni ndarë por dëshironi të mbani shoqëri ende, atëherë sigurohuni se nuk jeni duke e bërë për këto arsye të gabuara.

Ndiheni keq për të
Në pasojat e menjëhershme pas ndarjes, është shumë e mundshme se që të dy ju do të jeni të lodhur emocionalisht. Nëse ish- partneri është duke e marrë me shumë vështirësi ndarjen, ju me siguri ndiheni keq dhe dëshironi të qëndroni pranë tij për t’ia lehtësuar dhimbjen.

Kjo është një arsye e gabuar për të mbajtur shoqëri me dikë, e posaçërisht me ish- partnerin.

Jeni duke u ndjerë xheloze
Një arsye tjetër se përse njerëzit qëndrojnë miq me ish- partnerin është për shkak se e gjejnë veten duke u ndjerë xheloz për të. Dëshirojnë ta dinë me kë po del, ku po shkon, e madje edhe ta ndalin për ta gjetur dikë tjetër. Kjo padyshim se është arsye e gabuar për të mbajtur shoqëri.

Ju mungon
Jo! Mos qëndroni miq me ish- partnerin vetëm sepse ju mungon. Kështu ju nuk i jepni vetes hapësirë për t’i tejkaluar ndjenjat e këqija që i keni.

Ende e dashuroni
Nëse ende jeni në dashuri me ish- partnerin, mos i rritni ato emocione duke e vazhduar miqësinë sepse vetëm sa do të mërziteni më shumë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img