4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Arsimtari që abuzoi me nxënësen e mitur kërcënoi edhe personin që e filmoi, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit ndaj mësimdhënësit të shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, Valentin Selmanaj, i cili është filmuar fshehurazi duke e puthur një nxënëse të klasës së shtatë.

Zëdhënësi i Prokuroisë, Shkodran Nikçi, i ka thënë Gazetës Express se kërkesa për paraburgim është dorëzuar në gjykatë për dy vepra penale.

Përveç për “Sulm seksual”, ai dyshohet edhe për veprën penale “Kanosje”, meqë dyshohet se i njëjti ka kanosur edhe personin që ka bërë video-incizimet.

“Kërkesa për paraburgimi është dorëzuar në gjykatë nga prokurori i shtetit për dy vepra penale ndaj të pandehurit “Sulm seksual” dhe “Kanosje”.  Dyshohet se i pandehuri ka kanosur edhe personin që ka bërë video-incizimin”, ka deklaruar Nikçi për Express.

I njëjti është suspenduar edhe nga puna, për një periudhë prej gjashtë muajsh.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në komunën e Deçanit, Besnik Hulaj.

“Po është suspenduar për gjashtë muaj, dhe i njëjti do të kaloj në komision disiplinor”, ka thënë Hulaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img