2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Arsim Bajrami paraqitet sot në interpelancë para deputetëve

Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot do të mbajë seancën e parë plenare për sesionin pranveror, në të cilën do të zhvillohet një interpelancë, një debat parlamentar dhe do të shqyrtohen disa projektligje.

Në seancën e sotme, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të përgjigjet para deputetëve lidhur me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë, në interpelancën e thirrur nga deputeti Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues.

Në vijim, Kuvendi do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për automjete, si dhe atë për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive. Për herë të dytë, ndërkaq, shqyrtohet Projektligji për Akademinë e Drejtësisë.

Pas projektligjeve, Kuvendi do të zhvillojë debat parlamentar lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga nëntë deputetë të tjerë.

Në fund, do të formohet Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img