2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Arsim Bajrami largohet nga strukturat drejtuese të PDK-së, mbetet anëtar i thjeshtë

Funksionari i lartë i PDK-së, Arsim Bajrami, ka hequr dorë nga pretendimi për të qenë pjesë e strukturave drejtuese të partisë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Sot po zhvillohet Konventa e IX Zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës dhe siç e kam njoftuar para disa ditësh, me një letër infomuese, Kryetarin Veseli, dëshiroj që edhe përmes këtij rrjeti social, të njoftoj me falënderim dhe mirënjohje anëtarët, simpatizantët, votuesit dhe strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, për vendimin tim për të heq dorë nga çfarëdo propozimi apo nominimi për t’u zgjedhur në strukturat partiake”, ka thënë Bajrami.

Bajrami këtë e ka cilësuar si “një kontribut modest me shembullin personal, që angazhimi aktiv partiak e politik, duhet ta ketë një fillim dhe fund të arsyeshëm dhe të dinjitetshëm, duke ofruar hapësirën e nevojshme për gjeneratat më të reja”.

“E vlerësoj lartë me mirënjohje, mbështetjen dhe besimin e anëtarëve, simpatizantëve e votuesve të devotshëm dhe strukturave e lidershipit të Partisë Demokratike të Kosovës, për mbështetjen dhe besimin e parazervë, për gati 20 vite, që si njëri ndër themeluesit e Partisë, më kanë besuar dhe zgjedhur në funksionet më të larta partiake, politike e institucionale”.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të mbetet anëtar i thjesht dhe votues i PDK-së.

“Konsideroj që tani pas, gati dy dekada, është e rrugës të ofrojë edhe një kontribut modest me shembullin personal, që angazhimi aktiv partiak e politik, duhet ta ketë një fillim dhe fund të arsyeshëm dhe të dinjitetshëm, duke ofruar hapësirën e nevojshme për gjeneratat më të reja, ndërsa do të vazhdojë të mbetëm një anëtar i thjesht dhe votues i PDK-së, dhe të ofrohem gjithnjë, më të gjitha kapacitetet, si zë i arsyes dhe këshillës e kritikës dashamirëse, të cilat jam përpjekur e angazhuar t’i promovoj, tash e gati dy dekada me radhë, në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës.

Duke qenë krenar për bashkëpunimin që kemi pasur, uroj që Partia Demokratike e Kosovës, të zhvilloj një proces zgjedhor kredibil, legjitim dhe në frymën demokratike”, ka thënë në fund Bajrami.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img