Njëri nga themeluesit e PDK-së, Arsim Bajrami ka kritikuar lidershipin e partisë së tij.Ai në një intervistë të dhënë në Zona B në Klan Kosova ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk duhet ta ketë një kryesi sic e ka sot.
“PDK-së nuk i duhen 50 anëtarë në Kryesi. PDK-së i duhet një kryesi prej 15 anëtarëve sic ka qenë tradicionalisht”, tha ai, raporton Gazeta Blic.Sipas tij, edhe Grupi Parlamentar i PDK-së duhet të funksionoj unik dhe në një vijë në procese të rëndësishme për vendin.