Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Ademin, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti e ka uruar Ademin për detyrën e re, përcjell Klankosova.tv.
“Kryeministri Kurti e uroi Ademi për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet tutje në komunikatë.
Fotografi nga Zyra e Kryeministrit.