Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, thotë se forma e protestës përmes fishkëllimës synon “prishjen e filmit propagandistik” zyrtarëve qeveritar të Kosovës.
Arsenijeviq vizitat në veri të Qeverisë së Kosovës i ka quajtur “mesazhe të tyre te votuesit se e kanë zotëruar veriun”.
“Vinë dhe bëjnë filma dhe propagandë. Kur ne shfaqemi, ai film propagandistik dështon, ua prishim materialin propagandistik”, ka thënë Arsenijeviq, siç e citoi N1.