Arsenali ka shënuar edhe fitoren e tretë radhazi në Premierligë për ta mbajtur edhe më tej pozitën e katërt në tabelë.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka shënuar fitore në udhëtimin e vështirë te West Ham Unitedi, në kuadër të javës së 35-të.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1:2.
Rob Holding (38′) dhe Gabriel (54′) shënuan golat e fitores për ”Topçinjtë”, kurse Jarrod Boëen (45′) shënoi golin e vetëm për vendasit.
Arsenalin pas kësaj fitore ka 63 pikë në pozitën e katërt në tabelë, dy më shumë se Tottenhami i pozitës së pestë.
West Ham United renditet i shtati me 52 pikë.