Home Uncategorized Arsenali vazhdon me fitore në Ligën Premier (Video)

Arsenali vazhdon me fitore në Ligën Premier (Video)

Arsenali ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, këtë herë Topçinjtë fituan ndaj Hull Cityt me rezultat 1-4.
Kjo ishte një fitore e merituar për londinezët, të cilët sulmuan vazhdimisht portën kundërshtare.

CskFylPWgAAeAGR

Goli i parë erdhi në minutën e 17-të nga Alexis Sanchez pasi kiliani devijoi goditjen e Alex Iwobit dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.
Në minutën e 55-të shënoi mjeshtërisht edhe Theo Walcott, e gjitha kjo pas një asistimi nga Iwobi.

Xhaka duke e festuar golin me sulmuesin Perez

Goli i nderit për vendasit erdhi nga Robert Snodgras nga pika e bardhë në minutën e 79-të, ndërsa pas pesë minutash shënoi edhe një herë Sanchez.

Kur të gjithë menduan se kjo ndeshje nuk do të ketë më gola, në skenë doli Granit Xhaka, i cili me një gol të bukur nga distanca befasoi portierin kundërshtarë.
Pas kësaj fitore Arsenali ka dhjetë pikë dhe renditet në vendin e tretë. /Telegrafi/

Exit mobile version