Arsenali ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, këtë herë Topçinjtë fituan ndaj Hull Cityt me rezultat 1-4.
Kjo ishte një fitore e merituar për londinezët, të cilët sulmuan vazhdimisht portën kundërshtare.
Goli i parë erdhi në minutën e 17-të nga Alexis Sanchez pasi kiliani devijoi goditjen e Alex Iwobit dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.
Në minutën e 55-të shënoi mjeshtërisht edhe Theo Walcott, e gjitha kjo pas një asistimi nga Iwobi.
Goli i nderit për vendasit erdhi nga Robert Snodgras nga pika e bardhë në minutën e 79-të, ndërsa pas pesë minutash shënoi edhe një herë Sanchez.
Kur të gjithë menduan se kjo ndeshje nuk do të ketë më gola, në skenë doli Granit Xhaka, i cili me një gol të bukur nga distanca befasoi portierin kundërshtarë.
Pas kësaj fitore Arsenali ka dhjetë pikë dhe renditet në vendin e tretë. /Telegrafi/