Arsenali raportohet se ka bërë një ofertë të re për Mykhaylo Mudryk.
“Topçinjtë” po kërkojnë me ngulm që të përforcojnë fazën e sulmit me ukrainasin, shkruan Gazeta Express.
Pasi oferta e parë prej 60 milionë eurosh u refuzua, tani Arsenali i ka bërë Shkahtar Donetskut një ofertë të re dhe të përmirësuar.
Sipas gazetarit Ben Jacobs, bëhet fjalë për një ofertë prej 70 milionë eurosh. Bisedimet mes palëve janë duke u zhvilluar ende.
Te klubi nga “Emirates Stadium” thuhet se janë optimist se një marrëveshje do të arrihet për më pak se shifra prej 100 milionë eurosh që po kërkohet nga Shakhtari.
Tani për tani, klubi nga e elita e futbollit ukrainas thuhet se po kërkon rreth 55 milionë euro në fillim.
Për 21-vjeçarin interesim ka shprehur edhe Chelsea, por për reprezentuesin e Ukrainës prioritet mbetet kalimi te Arsenali. Ai ka të arritur marrëveshje personale me klubin nga veriu i Londrës.
Mykhaylo Mudryk me Shakhtar Donetskun ka kontratë të vlefshme deri në fund të vitit 2026.