Skuadra e Arsenalit ende pa përfunduar sezoni aktual është duke menduar për të ardhmen.
Topçinjtë janë në vendin e parë në tabelën e Premier Leagues me dy pikë më shumë se Manchester City, që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Londinezët ani se kanë paralajmëruar disa transferime, fillimisht do t’i largojnë disa lojtarë, e në mesin e tyre janë Granit Xhaka, Reiss Nelson, Ainsley Maitland Niles, Kieran Tierny dhe Folarin Balogun, ani se ky i fundit ka shpërthyer në Francë me Remsin, duke shënuar 19 gola.
Nelson dhe Niles do t’u përfundojnë kontratat në fund të sezonit dhe si duket nuk e kanë ndërmend ta rinvojnë atë. Ndërsa Tierney pasi e ka humbur vendin e titullarit nga Oleksandr Zinchenko, po kërkon një rrugëdalje dhe Neëcastle është ekipi që ka shprehur interesim për të.
Balogun, i cili ka impresionuar si i huazuar në Reims këtë sezon, mund të lejohet gjithashtu të largohet përgjithmonë pasi Mikel Arteta kërkon të mbledhë fonde për transferime.
Arteta po kërkon lojtarë me përvojë dhe me cilësi në skuadrën e tij që do të luajë në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 2017.
Ndërkohë, Xhaka ani se ka gati 300 paraqitje për Arsenalin që kur iu bashkua klubit në vitin 2016, është në mesin e lojtarëve që mund të largohet.
Topçinjtë në mesjavë u mundën 4-1 nga rivalët për titull, Manchester City, duke u dhënë një goditje të madhe për shpresat e tyre për të fituar ligën./PrishtinaPress/