15 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Buy now

spot_img

Arsenali ndalet nga Atalanta

Arsenali nuk ka fituar më shumë se një pikë në udhëtim te Atalanta.

“Topçinjtë” u ndalën në një barazim pa gola, sfidë që nuk kishte shumë raste shënimi, ku dy skuadrat tentuan të krijonin raste nga fillimi.

Bukayo Saka rrezikoi fillimisht me një goditje nga distanca, por që Carnesecchi bëri një super pritje që t’ia mohojë golin.

Atalanta provoi me disa kundërzbritje përmes anësoreve, mirëpo David Raya gjithmonë u gjend në vendin e duhur për t’ua mohuar golin.

Thomas Partey shkaktoi një penallti duke bërë një ndërhyrje brenda zonës, mirëpo që Raya ishte i mrekullueshëm. Spanjolli bëri dy mega pritje për ta lënë të shtangur Mateo Reteguin (52’).

Arsenali kishte edhe disa raste të vogla në përfundimin e ndeshjes por prapë assesi s’arriti ta gjente rrugën drejtë rrjetës.

Kësisoj, Arsenal e Atalanta e nisin me nga një pikë aventurën në Ligën e Kampionëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img