Site icon PrishtinaPress

Arsenali me një lojtar më pak në pjesën e dytë, arrin një pikë ndaj Man Cityt

Arsenali dhe Manchester City kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë në Premierligë.

Dueli i zhvilluar në “Etihad” u mbyll me rezultat 2:2.

Haaland kaloi vendasit në epërsi në minutën e nëntë me një gol pas asistit nga Savinho.

Por, nuk vonoi shumë dhe Arsenali barazoi shifrat në minutën e 22-të, kur Calafiori shënoi.

E në minutën e parë shtesë, Gabriel shënoi për ta përmbysur rezultatin dhe për ta kaluar Arsenalin në avantazh.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Leandro Trossard mori edhe kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtuar nga ndeshja.

Në pjesën e dytë, Arsenali tregoi disiplinë të pashoë në fazën defanzive, duke e ruajtur epërsinë deri në fund.

Por, në minutën e tetë shtesë, John Stones shënoi për 2:2.

Me këtë fitore, Arsenali ka 11 pikë, teksa Manchester City prin me 13 pikë të grumbulluara.

Exit mobile version