Arsenali ka humbur pothuajse totalisht shpresa për titull të kampionit në Premierligë.
“Topçinjtë” u mposhtën në shtëpi 0:3 nga Brighton, në kuadër të javës së 36-të në elitën e futbollit anglez.
Enciso kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 51-të të ndeshjes.
Kurse, goli i dytë erdhi në të 86-tën, kur realizoi Undav.
Krejt në sekondat e fundit të ndeshjes, Estupinan shënoi për 0:3.
Kjo humbje ia shuan pothuajse krejtësisht shpresat për titull ekipit të Artetas, ndonëse jo matematikisht.
Ata gjenden në pozitën e dytë me 81 pikë, katër më pak se Manchester City, i cili ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Kurse, me këtë fitore Brighton del në vendin e gjashtë me 58 pikë.