4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Arsenali fiton në fund dramën me Burnleyn

Arsenali ka fituar në fund 1-0  në udhëtim te Burnley.
Skuadra ku bëjnë pjesë dy futbollistë shqiptar, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka kanë fituar edhe ndeshjen e pestë radhazi të Ligës Premier ndaj Burlney.
Kjo pasi, kanë fituar në fund me golin e Laurent Koscielnyt në udhëtim te Burnley, në takimin e vlefshëm për javën e shtatë ta kampionatin anglez, dhe kështu iu kanë afruar liderit Manchester Cityt në vetëm dy pikë.

mustasfi

Pjesa e parë e takimit ishte foli në të mirë të Arsenalit sa i përket posedimit të topit dhe rasteve të krijuara, por dështuan të gjejnë rrugën e golit.
Megjithatë, rasti më i mirë në këtë pjesë i takoi skuadrës vendase, që provuan të shënojnë me anë të sulmuesit të tyre kryesor, Sam Vokes, i cili provoi në minutën e 38-të, por nuk arriti të shënoj.

ozil

Edhe pjesa e dytë e takimit foli në të mirë të skuadrës së Arsene Wenger, që provuan disa herë të gjejnë golin e epërsisë.
‘Topçinjtë’ provuan disa herë të shënojnë me anë të Alexis Sanches (50’, 74’), por në të dy rastet kiliani ishte i pasaktë.

arsenal

Ndërsa, Burlney provoi me anë të Johann Gudmundsson (60’) dhe Michael Keane (75), por iu mohua goli nga portieri Petr Cech.
Kur pritet që ndeshja do të përfundonte atëherë u shfaq mbrojtësi francez, Laurent Koscielny, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e tretë të lojës shtesë, duke ia siguruar fitores skuadrës së tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img