Arsenali ka regjistruar fitoren e katërt radhazi dhe të nëntën nga 10 ndeshje të zhvilluara deri më tani në Premierligë.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta shënoi fitore sot në udhëtim kundër Leeds Unitedit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të.
Ndeshja e zhvilluar në “Elland Road” përfundoi me rezultatin 0:1. Goli i shënuar nga Bukayo Saka (35’) ia siguroi “Topçinjve” tri pikët e radhës.
Vendasit rastin më të mirë e regjistruan në minutën e 64-të, por Patrick Bamford dështoi nga pika e penalltisë.
Arsenali pas kësaj fitore ka 27 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, kurse Leedsi është i 15-ti me 9 pikë.