Arsenali ka vazhduar bilancin e qindtë për qindtë të fitoreve në këtë fillimsezon në Premierligë.
“Topçinjtë” fituan 2:1 me përmbysje nda Fulhamit në kuadër të javës së katërt në Premierligë.
Pjesa e parë u mbyll ashtu siç nisi, pa gola të shënuar dhe me tre kartonë të verdhë.
Në minutën e 56-të, Mitrovic kaloi mysafirët në epërsi.
Por, festa zgjati vetëm tetë minuta, pasi Odegaard barazoi shifrat.
Goli i fitores erdhi në minutën e 86-të kur realizoi Gabriel.
Me këtë fitore, Arsenali prin në tabelë me 12 pikë, i vetmi ekip me të gjitha fitore pas katër xhirove të para.