Klubi anglez, Arsenali thuhet se është i etur për të marrë oferta në afatin kalimtar të janarit për portierin Bernd Leno.
Portieri gjerman me përvojë ka qenë i padiskutueshëm në rolin e tij, por ishte në stol në dy ndeshjet e fundit të klubit në Ligën Premier.
Nënshkrimi i ri Aaron Ramsdale mori vendin e tij si titullar në të dyja ndeshjet dhe forma e tij mund të nënkuptojë që koha e Lenos në klubin londinez po përfundon.
Sipas mediumit Eurosport, Arsenali nuk ka gjasa të ketë Lenon si pjesë të ekipit të tyre deri në fillimin e sezonit 2022/2023.
Një largim i tij mund të ndodhë në dimër, ose 29-vjeçarit mund t’i duhet të presë deri në verë për të mbyllur largimin nga Emirates Stadium.
Një kthim në Bundesliga është skenari më i mundshëm për Lenon.