0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Arsenali dhe Chelsea i rinisin bisedimet me Napolin për Victor Osimhenin

Mosmarrëveshja e Paris Saint-Germainit me Napolin për sulmuesin Victor Osimhenin, ku nga kjo situatë ka përfituar Arsenali që i ka rinisur bisedimet.

“Parisienët” ishin seriozisht të interesuar për nigerianin, duke bërë ofertë prej 90 milionë eurove, megjithatë Napoli e refuzoi duke kërkuar që t’ia paguajë klauzolën e lirimit në vlerën e 130 milionë eurove.

Faqja nëntë e “Corriere dello Sport” raporton se Arsenali dhe Chelsea kanë qenë në kontakte me Napolin në ditët e fundit për të rinisur bisedimet lidhur me një marrëveshje për Osimhen.

Sidoqoftë, të dy gjigantët londinezë kanë probleme tjera. “Topçinjtë” vazhdojnë ta shohin lojtarin si shumë i shtrenjtë andaj edhe janë fokusuar te Viktor Gyokeres i Sportingut.

Ndërsa, Chelsea do të ishte gati ta mirëpriste nigerianin mirëpo çmimi dhe kërkesat e larta për pagë po ndikojnë që situata të mbetet e qetë.

Napoli vazhdon të ëndërrojë shitjen e Osimhenit ngase duan ta marrin Romelu Lukakun në atë pozitë, me belgun që ka pranuar të luajë nën urdhrat e Antonio Contes.

Mbetet të shihet në ditët në vijim, nëse “Napolitanët” sado pak mund ta zbresin çmimin e kërkuar për qendërsulmuesin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img