Arsenali ka shënuar fitore në udhëtim te Brentfordi, në kuadër të xhiros së 19-të në Premierligë.
“Topçinjtë” triumfuan me rezultat 1:3, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.
Bryan Mbeumo zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur, që s’i dha Rayas asnjë shans për ta ndalur (13’).
Sidoqoftë, Arsenali u këndell shpejtë falë Gabriel Jesus, i cili u gjend në vendin e duhur nga një top i kthyer për të realizuar me kokë (29’).
Arsenali ishte shumë më i mirë në pjesën e dytë, ku shënoi edhe dy gola për t’i fituar pikët e plota.
Mikel Merino përfitoi nga një tjetër top i kthyer nga rivendja këndore për ta përmbysur epërsinë (50’).
Kurse, vetëm tre minuta më vonë Gabriel Martinelli e vulosi fitoren me një goditje precize (53’).
Pas këtij triumfi, Arsenali renditet në pozitën e dytë me 39 pikë, gjashtë më pak se Liverpooli kurse Brentfordi qëndron në vendin e 12-të me 24 sosh.