Site icon PrishtinaPress

Arsenal fiton ndaj rusëve të CSKA Moscow

Arsenal ka bërë punë të madhe që në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës ndaj CSKA Moscow.
Skuadra ‘Gunners’ në asnjë moment nuk e vuri në diskutim fitoren ndaj CKSA Moscow, të cilën skuadër e mposhti 4:1.

Aaron Ramsey dhe Alexandre Lacazette shënuan nga dy gola për Arsenalin në këtë fitore, në minutat 9’, 23’, 28’ dhe 35’.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Golovin, në minutën e 15’.

Ndeshja e kthimit në Rusi luhet pas një jave.

Exit mobile version