Arsenali ka shënuar një fitore ndaj Leicesterit në kuadër të xhiros së gjashtë me rezultat 4-2.
Ndeshja nisi për “Topçinjtë”, të cilët realizuan me anë të Gabriel Martinellit.
Ndërkohë në fundin e pjesës së parë Trossard dyfishoi epërsinë.
Pjesa e dytë pati tjetër fytyrë, me Leicesterin që e nisi në mënyrë fenomenale.
Mysafirët shënuan dy minuta pas startit të pjesës së dytë me Justin.
Po i njëjti lojtar barazoi rezultatin në 2-2, në minutën e 63-të, të ndeshjes.
Pas dy golave të pranuar, të drejtuarit e Artetas nisën iniciativën për të rikthyer epërsinë, mirëpo portiere mysafir Hermansen ishte në vend.
Ai ishte vendimtar deri në minutën e katërt shtesë kur, Ndidi shënoi në portën e tij pas një goditje të Trossardit.
Kurse, Havertz në minutën e nëntë shtesë vulosi fitoren e Arsenalit me rezultat 4-2.
Pas gjashtë ndeshjes Arsenali ka 14 pikë aq sa ka edhe Manchester City ku i ndajnë dy pozitat e para.
Kurse Leicesteri pozicionohet në vendin e 16-të, me tri pikë.