Nën drejtimin e trajneri Bylbyl Sokoli, Malisheva arrit që ta sigurojë qëndrimin në Superligën e Kosovës edhe pse ai mori drejtimin e skuadrës në javët e fundit të kampionatit.
Por, përkundër kësaj, ai ende nuk e di nëse do të jetë në krye të kësaj skuadre edhe në sezonin e ardhshëm.
Duke folur për KosovaPress, Sokoli ka thënë se është në pritje të ftesës së drejtuesve të Malishevës për të diskutuar për të ardhmen e tij si dhe për analizën e këtij kampionati por edhe planeve për sezonin e ardhshëm.
“Unë ende jam nën kontratë me Malishevën, e kam datën e caktuar kur më skadon kontrata. Ende nuk jemi ulur për ta analizuar kampionatin sepse në çdo përfundim të kampionatit bëhet një analizë e punës që është bërë, ai i kemi arritur synimet, ku ishim të suksesshëm e ku jo në mënyrë që kampionatet e ardhshme të jenë më të suksesshme për ekipin. Pres që dikush nga klubi të na ftojë shtabin teknik që ta analizojmë kampionatin, deri më tani ende nuk ka ndodhur dhe pastaj do të vendosim se çfarë do të ndodh më tutje.”, ka thënë Sokoli për KosovaPress.
Në fund të kampionatit Malisheva u rendit në vendin e gjashtë me 46 pikë.