Ka arritur në 51 numri i viktimave të shpërthimit të gazit në një minierë qymyri në provincën e Khorasanit Jugor të Iranit.
Media shtetërore e Iranit raporton se 20 persona të tjerë janë plagosur.
Aksidenti u shkaktua nga një shpërthim gazi metani në dy blloqe, B dhe C, të minierës së drejtuar nga kompania Madanjoo, thanë media shtetërore, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“76% e qymyrit të vendit sigurohet nga ky rajon dhe rreth 8 deri në 10 kompani të mëdha po punojnë në rajon duke përfshirë kompaninë Madanjoo,” tha guvernatori i provincës së Khorasanit Jugor Ali Akbar Rahimi për TV shtetëror të dielën.