Site icon PrishtinaPress

Arrin në 3 mijë e 785 numri i të vrarëve në Gaza

Numri i të vrarëve në Gaza nga sulmet e Izraelit që nisën me 7 tetor, ka shkuar në 3 mijë e 785.

Në mesin e tyre janë 1 mijë e 524 fëmijë, 1 mijë gra dhe 120 të moshuar, tha ministria e shëndetësisë.

Ndërsa të plagosur janë 12 mijë e 493 njerëz, që nga ta 3 mijë e 983 janë fëmijë, dhe 3 mijë e 300 janë gra, raporton CNN.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Ashraf Al-Qidr, tha se deri më tani 44 punonjës mjekësor kishin vdekur, 70 të tjerë janë plagosur, dhe 23 ambulanca ishin shkatërruar si pasojë e sulmeve izraelite.

Exit mobile version