Janë tri vetura që kanë kaluar kufirin në Vërmicë e që do të asistohen nga 5 vetura të tjera ndihmëse. Në secilën veturë janë vendosur nga një lule në shenj nderimi.

Trupat e mërgimtarëve të vdekur në aksidentin e të dielës në Kroaci pritet që fillimisht të dërgohen në morg, e më pas t’iu dorëzohen familjareve për varrim.

Varrimi i trupave të pajetë do të bëhet pasditen e sotme.

Ndërkaq, mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova, që po udhëtonte nga destinacioni Frankfurt-Prishtinë ndodhi të dielën, ku si pasojë kanë vdekur 10 persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë u lënduan.

Pas arritjes në Kosovë, sot pritet të bëhet varrimi i tyre. /Telegrafi/