0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Arrijnë në Kosovë 3.3 milionë fletëvotime për zgjedhjet e 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se fletëvotimet për zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë arritur në Kosovë.

Shtypja e fletëvotimeve është bërë në Slloveni, ashtu si në zgjedhjet e kaluara.

Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për numrin e fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Vendimi i KQZ-së mbështetët në listën përfundimtare të votuesve, sipas të cilës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, numri i qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit është: 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Për zgjedhjet për Kryetarë të Komunave janë shtypur 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime, ndërsa për zgjedhjet për Kuvende Komunale janë shtypur po ashtu 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime.

Pra, numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që do të shtypen për dy llojet e zgjedhjeve të 17 tetorit është: 3 milion e 397 mijë e 200 fletëvotime.

Sipas vendimit të KQZ-së, janë shtypur 186 mijë e 848 fletëvotime më pak se votues apo në përqindje 9,91 % dhe kjo është një praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore.

Në zgjedhjet e fundit, ato parlamentare që u mbajtën në muajin shkurt, KQZ-ja kishte shtypur rreth 178 mijë fletëvotime më pak se numri i votuesve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img