0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Arrijnë në gjykatë policët e arrestuar nga IPK-ja, Insajderi sjell emrat e 26 të arrestuarve

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë disa prej policëve të arrestuar gjatë operacionit “Pika 2” në pikë kalimin kufitar në Vërmicë gjatë së premtes.

IPK tha se nga realizimi i veprimeve hetimore nga hetuesit e tij ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit në këtë rast janë të involvuar në veprimtari kriminale të veprës penale të ‘marrjes së ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar’.

Si pjesë e procedurave administrative nga IPK është dhënë edhe rekomandimi për suspendim nga detyrat e punës për zyrtarët tashmë të arrestuar.

Në pikën kufitare në Vërmicë janë arrestuar 26 zyrtarë policorë, prej tyre dy rreshterë policorë dhe 24 zyrtarë policorë.

Emrat e policëve të arrestuar të siguruar nga Insajderi

Ahmet Kabashi, Bafti hoxha, Baki Pulaj, Beqir Omaj, Brahim Sopa, Driton Zekolli, Feriz Hoti, Fexhri Rifaj, Hakim Sylejmani, Hysejn Hyseni, Idriz Idrizi, Isuf Sertolli, Kujtim Sejfullahu, Muhamet Syla, Nazmi Hoxha, Nijazi Sadiku, Ragip Morina, Ramadan Krasniqi, Rexhep Gerdellaj, Sami Kryeziu, Sefë Çollaku, Selim Palushi, Sylejman Hoxha, Shefket Ajvazi, Shefki Shurdhaj dhe Zeqir Paçarizi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img