Komisioni Evropian ka deklaruar këtë të premte se kishte arritur një marrëveshje në parim për të lejuar rifillimin e tranzitit të grurit ukrainas përmes pesë vendeve të Bashkimit Evropian që kishin vendosur kufizime.
Bullgaria, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovakia kishin bërë të ditura shqetësimet e tyre se gruri nga Ukraina që synohej të eksportohej në vende të tjera kishte përfunduar në tregjet e tyre lokale, gjë që po ul çmimet për fermerët vendas, shkruan Reuters.
Nënkryetari i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis shkroi në Twitter se ekzekutivi i BE-së kishte arritur një marrëveshje në parim” me pesë vendet për të adresuar shqetësimet e fermerëve në vendet fqinje të BE-së dhe Ukrainës”.
Ai tha se marrëveshja përfshinte “masa mbrojtëse” për katër produkte – grurin, misrin, farat e rapit dhe farat e lulediellit.