Partneriteti në mes AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit synon të krijojë kapacitete për të prodhuar 100 milionë doza deri në fund të vitit.
AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit po bashkohen për të zhvilluar dhe prodhuar një vaksinë kundër coronavirusit me qëllim të ngritjes së kapacitetit për të prodhuar 100 milionë doza deri në fund të vitit, nëse tregohet se është efektive, shkruan Financial Times.
Sipas marrëveshjes, kompania do të jetë përgjegjëse për zhvillimin dhe prodhimin dhe shpërndarjen në mbarë botën të vaksinës, e njohur si ChAdOx1 nCov-19, transmeton Telegrafi.
“Ne duam të jemi të gatshëm për të nisur dhe furnizuar deri në 100 milionë doza deri në fund të vitit dhe pastaj të zgjerohemi më shumë”, i tha Fask Pascal Soriot, shefi ekzekutiv i AstraZeneca.
Tashmë eksperimenti anti-COVID i Oksfordit quhet ChAdOx1 nCoV-19. Filloi javën e kaluar dhe pritet që rezultatet e para tek njerëzit të jepen në mes të qershorit.