Është arritur më në fund marrëveshja e emrit të Maqedonisë pas dialogëve të njëpasnjëshëm mes dy qeverive, asaj greke dhe asaj te Fyromit.
Mediat greke shkruajnë se pas mbylljes së marrëveshjet emri i ri i Maqedonisë do të jetë ‘Republika gorna Makedonija’ që do të thotë ‘Republika Maqedonia e epërme’.
Sipas tyre, pas mbylljes së marrëveshjet emri i ri i Maqedonisë do të jetë ‘Republika gorna Makedonija’ që do të thotë ‘Republika Maqedonia e epërme’.
Më herët u bë i ditur edhe një pakt me 4 pika.
Propozimi për emrin, irredentizmi, marrëdhëniet ndër rajonale dhe masat për agjendë pozitive janë katër pikat në projekt marrëveshjen që Greqia do t’ia dorëzojë Maqedonisë nga mesi i shkurtit. Sipas ministrit të jashtëm grek Nikos Kocijas, marrëveshja e cila po përpilohet fillimisht do t’i dorëzohet Qeverisë Greke e më pas asaj në Shkup. Nëse këtë projekt do ta pranojë edhe Shkupi zyrtar, atëherë ky pakt do të shkojë për miratim në Parlamentin grek. Për këtë, Kocijas tha se është njoftuar edhe ndërmjetësi i OKB-së për emrin Metju Nimic gjatë qëndrimit të tij në Athinë, por edhe Shkupi zyrtar.
Ana tjetër është e njoftuar me marrëveshjen por përmbajtjen e përgatisim ne. ata mund të kërkojnë ta ndryshojnë të gjithën, mund të kenë alternativat e tyre, ndryshime. Nuk bëhet fjalë për “merr” ose “le”. Ai është propozim për bisedime, për dialog për t’u lehtësuar bisedimet. Nuk ka afat kohor. Nëse nuk mund të biem dakord, do të vazhdojmë bisedimet – dekalroi ministër i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocijas.
Ndërmjetësi i OKB-së për emrin Metju Nimic gjatë qëndrimit në Greqi ka thënë se tani është koha e duhur që palët të marrin vendim lidhur me zgjidhjen e emrit. Nimic ka shtuar se Qeveria Greke është shumë e sinqertë dhe energjike sa i përket gjetjes së zgjidhjes së problemit të emrit me fqinjin e tyre. Ai tha se të dyja palëve u ka ofruar edhe idetë e tij lidhur me zgjidhjen e kontestit, por refuzoi që t’i zbulojë të njëjtat.
Ka pasur disa ide, por unë nuk mendoj se duhet të thuhen publikisht ata ide. Të dyja Qeveritë ndoshta kanë idetë e tyre dhe mund të njëjtat t’i përdorin, unë shpresoj të jenë disa nga idetë e mia. Unë asnjëherë nuk jap ide finale, unë jam ndërmjetësues, nuk jam ai që gjykoj, unë i kam dhënë idetë e mia më të mira që ekzistojnë për momentin. Sa i përket pikëpamjeve të mia, unë mendoj se javë që vijnë do shërbejnë për konsultime, të shohim se ku po shkojmë dhe atëherë të ri-vlerësojmë situatën -deklaroi Metju Nimic, Ndërmjetës i OKB-së – deklaroi ndërmjetës i OKB-së Metju Nimic.
Një ditë më parë në një intervistë për televizionin publik grek ERT, Kocias njoftoi se ndërmjetësi i OKB-së për zgjidhjen e çështjet së emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë ka dorëzuar pesë propozime konkrete, katër emra në gjuhën maqedonase të papërkthyeshme dhe një në latinisht “Maqedonia (Shkupi)”. Kocijas është shprehur se sipas tij propozim-emri i Maqedonisë duhet të jetë i përbërë nga termi “Maqedoni”. Lidhur me negociatat për emrin ai e përsëriti pozitën e tij se emri në vete përfshin shtatë çështje: emrin, përdorimin e emrit, identitetin, gjuhën, përdorimin tregtar, akronimet dhe shenjat.
Pas intervistës së Kocijas, ministria e Jashtme e Maqedonisë përmes një reagimi me shkrim ka thënë se deklaratat e publikuara në opinion si pozicione finale nga pala tjetër mund ta ngushtojë hapësirën për bisedime. Ndërkohë në komunikatë është shtuar se nga ana e MPJ së Maqedonisë ekziston vullnet i mirë për zgjidhje të pranueshme e cila do t’i respektonte interesat, dinjitetin dhe identitetin e vendit.