0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Arrihet marrëveshja me Dardafonin, zhbllokohen xhirollogaritë e Telekomit

Telekomi i Kosovës ka njoftuar se angazhimi i bordit dhe manaxhmentit për zhbllokimin e llogarive sot u kurorëzua me sukses.

Në njoftimin e Telekomit thuhet se “ashtu siç kemi paralajmëruar ditë më parë se do të ketë një takim mes Telekomit dhe Dardafon dhe Qeverisë ashtu edhe ndodhi dhe ky takim solli marrëveshjen me ndërmjetësim dhe garancion edhe nga qeveria e vendit”.

“Kjo marrëveshje për shlyerjen e borgjeve ndaj Dardafon garanton funksionimin normal të koorporatës pa pasur brengën se llogaritë mund të bllokohen dhe zbrazen përsëri”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

“Në bazë të kësaj marrëveshjeje Telekomi obligohet që brenda 24 muajve duke filluar nga 15 janari i vitit 2021 të shlyej komplet borgjin ndaj Dardafon që është si rezultat i vendimit final të Gjykatës së Arbitrazhit dhe njohjes së këtij vendimi edhe nga gjykatat vendore”.

“Pas kësaj marrëveshje bordi dhe menaxhmenti me përkrahjen e Qeverisë do të nisin implementimin e planit për rimëkëmbje të Telekomit ku brenda një afati tre vjeqar do të investohet në rrjet dhe çështje tjera me rëndësi të cilat ndikojnë në rritjen e vlerës së koorporatës dhe stabilitetin financiar e teknik të kompanisë”, thuhet në njoftim.

Edhe Ministria Ekonomisë dhe Ambientit, ka konfirmuar se Telekomi i Kosovës, me lehtësim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, ka arritur të zhbllokojë llogaritë bankare, me një marrëveshje me operatorin “Dardafone.net”.

“Me këtë marrëveshje, borxhi i konfirmuar nga organet e drejtësisë do t’i paguhet operatorit privat në një periudhë disa-vjeçare, dhe nuk do të ketë më bllokim të llogarive nga përmbaruesit privatë”, thuhet në njoftim.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, kjo marrëveshje për zhbllokim të llogarive do të përcillet edhe nga një Marrëveshje Mirëkuptimi për Subvencionim të Kushtëzuar për Investime në operacionet vitale mes Qeverisë së Kosovës dhe Telekomit.

“Kjo marrëveshje që u përgatit nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe u nënshkrua nga ministri Blerim Kuçi bashkë me Bordin e Telekomit, do të bëj zgjidhje të përhershme të kësaj ndërmarrje dhe jo një zgjidhje vetëm për disa muaj.

Me këtë marrëveshje mirëkuptimi, Telekomi ka marrë obligime për të investuar në teknologjinë e tyre, duke filluar nga implementimi i plotë i kodit shtetëror +383. Gjithashtu, në zotimet e Bordit të Telekomit, kjo ndërmarrje do të punojë për të shkurtuar shpenzimet.

Duhet bërë e ditur që Telekomi i Kosovës do të kthen këto mjete të subvencionimit në llogarinë e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img