Sokol Cikalleshi mbylli aventurën me Konyaspor dhe nuk ka humbur kohë për të gjetur skuadrën e re.
Sulmuesi shqiptar, do të vazhdojë karrierën në Iran, te skuadra e Traktor. Mediat turke, bëjnë me dije se është arritur marrëveshja dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
34-vjeçari transferohet te Traktor si lojtar i lirë dhe falas, pasi mbylli kontratën me konsensus me klubin turk.