0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Arrihet koalicioni i parë në Komunën e Vushtrrisë

Ka ardhur koalicioni i parë për raundin e dytë në komunë ne Vushtrrisë për kandidatin e PDK-së, Ferit Idrizi.

Është Partia Demokratike Turke e Kosovës që do të përkrahë kandidatin Ferit Idrizi në raundin e dytë zgjedhor që mbahet më 14 Nëntor.

Për këtë ka njoftuar vet Idrizi në llogarinë e tij në facebook duke falënderuar këtë subjekt politik për përkrahjen si dhe bashkëpunimin në qeverisjet e kaluara.

Postimi i plotë:

Falemnderit KDTP-së, për përkrahjen ndaj kandidaturës sime!Do të rrugëtojmë së bashku me Partinë Demoktratike Turke të Kosovës, KDTP, pasi kjo parti ka vendosur që fuqishëm të më përkrahë mua në garën për kreyetar komune. Kjo përkrahje tregon besimin e madh që KDTP-ja ka për ne.

Edhe në të kaluarën kemi qenë partnerë në qeverisje. Ky partneritet ka sjellë punë dhe projekte të mira për të gjithë vushtrriasit, si dhe do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme.Në qeverisjen tonë të re, e cila do t’ia rikthejë dinjitetin e humbur qytetit tonë, do të përkushtohemi maksimalisht në realizimin e planit tonë që si pikë kryesore ka rininë, gratë dhe krijimin e kushteve për hapjen e vendeve të reja të punës. Assesi nuk do të mungojnë investimet strategjike në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Vushtrrisë.

Falënderojmë të gjithë votuesit e KDTP-së, kryesinë e saj, kandidatin e tyre për kryetar, Ergin Sungur, kryetarin Ergin Bunjaku dhe gjithë të tjerët për këtë përkrahje.Bashkimi bën fuqinë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img