Një zyrtar përgjegjës për kamerat e sigurisë te Gryka e Deçanit është arrestuar dje pasi që u vërtetua që kamerat ishin jo funksionale tash e dy muaj në këtë zonë.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë.
“Është arrestuar një zyrtar i pylltarisë i cili ka qenë përgjegjës i laurës në Grykën e Deçanit”, ka thënë Nikqi për Insajderin.
Arrestimi vie pasi helmimit të mbi 1500 persona në Deçan.
Sipas testimeve të fundit të bëra nga Instituti i Shëndetit Publik doli që një pjesë e ujit të pijes nga ujësjellësi “Hidrodrini” është i kontaminuar me baktere
Kujtojmë se Prokuroria e Pejës është duke vazhduar hetimet lidhur me shkaktarin e helmimeve në Deçan.
Në njoftimin për media të lëshuar të premten, IKSHPK-ja tha se në mostrat e ujit të ujësjellësit të datës 13 korrik nga rajoni i Deçanit, “janë identifikuar disa baktere jopatogjene” dhe se ato “mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm”.