4.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet zëvendësministri ukrainas i Infrastrukturës, dyshohet se përvetësoi fondet e dedikuara për rindërtimin e infrastrukturës

Zëvendësministri ukrainas i Infrastrukturës, Vasyl Lozynskyy, është arrestuar nën dyshimin për përvetësim të fondeve të destinuara për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar në vend.

Një hetim i kryer nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU), zbuloi se fondet publike të përvetësuara ishin caktuar për burime alternative të energjisë gjatë muajve të dimrit, raporton CNN.

Ministria e Infrastrukturës së Ukrainës, konfirmoi arrestimin e Lozinskyyt në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Sipas NABU, Lozynskyy akuzohet se ka marrë 400 mijë dollarë përfitime të paligjshme. NABU pretendon se zëvendësministri ka marrë para për të lehtësuar nënshkrimin e kontratave për blerjen e pajisjeve dhe makinerive.

Gjithashtu thuhet se verën e kaluar u ndanë rreth 49 milionë dollarë për t’i siguruar popullatës burime alternative të energjisë, ngrohjes dhe ujit në dimër për shkak të situatës së shkaktuar nga shkatërrimi i infrastrukturës kritike.

Nga hetimi u konstatua se një numër zyrtarësh të pushtetit ekzekutiv qendror dhe rajonal, kanë vendosur të përvetësojnë një pjesë të fondeve publike.

Për ta arritur këtë, në një marrëveshje të fshehtë me një grup ndërmjetësuesish, kanë siguruar që kontratat e prokurimit të jenë lidhur me subjekte biznesi, çmimi i të cilave ishte mbivlerësuar me gati 7.6 milionë dollarë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img