Zafir Berisha, ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme e ish deputet i Kuvendit të Kosovës është arrestuar sot në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë se i njëjti është arrestuar pasi ka sulmuar dhe fyer policinë.
Ai thotë se ngjarja ka ndodhur pasi Policia ka ndaluar të njëjtin për kundërvajtje në trafik.
Në shenjë pakënaqësie ndaj tiketës së shqiptuar, Berisha ka ofenduar dhe sulmuar zyrtarin policorë.
Berisha tashmë është dërguar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ku me urdhër të Prokurorit po intervistohet nga hetuesit rajonalë.